English

Prodhohet çokollatë enkas për Shën Valentinin në Belgjikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në prag të Shën Valentinit, prodhuesi belg i çokollatave Bernard Schobbens shpreson të shkrijë zemrat e të dashuruarve me një çokollatë të re të përbërë nga karamele, mjedër dhe fruta pasioni.

Për të prodhuar këto çokollata ndiqen gjurmët e artizanit të famshëm Jean Neuhaus, shpikësi i pralinës me lëvozhgë të fortë dhe të mbushur me krem në vitin 1912.

Schobbens fitoi famë pasi u vlerësua me titullin e pastiçerit më të mirë të Valonias nga guida franceze e restoranteve “Gault et Millau”, një pikë e rëndësishme në karrierën e tij 4-vjeçare.

- Advertisement -

“Për ditën e Shën Valentinit, natyrisht përgatis çokollata në formë zemre, por ka një shumëllojshmëri të tyre: është ajo me karamele dhe kripë deti, që duhet provuar patjetër sepse njerëzit e adhurojnë. Krahas kësaj bëra një me kokra mjedre, si dhe një tjetër në formë zemre, të mbushur me dashuri, fruta pasioni dhe kajsi”, tha Bernard Schobbens.

Dikur shitës për një nga kompanitë më të mëdha belge të telekomunikacionit, jeta e Schobben mori një drejtim të ri kur një vizitë në një panair çokollatash e frymëzoi me pasionin e ri dhe e shtyu të ndërronte karrierë.

“Ne vizituam një stendë, pastaj një tjetër e me radhë, derisa në fund të ditës i thasht vetes: po, do të ishte bukur sikur të bëja këtë punë. U stërvita për dy vjet dhe pasioni erdhi natyrshëm”, u shpreh Schobbens.

E ndodhur pak kilometra larg Brukselit, në qytetin Chaumont-Gistoux, dyqani i Schobben nuk ka asgjë për t’u pasur zili ëmbëltoreve të kryeqytetit belg, shtëpi e disa prej markave më të njohura të çokollatës.

Belgjika është e njohur për prodhimin e çokollatave, me artizanë të përkushtuar që krijojnë çokollata për çdo feste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×