English

Produktet “Wudy”, Sokolaj: 25% e të prekurve nga bakteri listeria kanë pasoja fatale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Granit Sokolaj është shprehur se 25% e të prekurve nga bakteri listeria, që u gjet në produktet “Wudy”, kanë pasoja fatale.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Sokolaj tha se nga ky bakter mund të preken më shumë fëmijët, gratë shtatzëna apo personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Rreziku është i madh dhe shumë serioz. Ka qenë vetëm një sasi salçiçesh që duhen të tërhiqen nga tregu. Pretendohet që AKU ka njoftuar distributorin zyrtar për të tërhequr produktet nga tregu.

Nga të gjitha studimet 25 % që janë të prekura nga listeria kanë përfundim fatal, janë kryesisht fëmijë, gratë shtatzëna dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo imunitet të dobët.

I pyetur se si mund t’i dallojmë produktet me këtë bakter, gazetari theksoi: Konsumatori e ka të pamundur ta diktojë vetë. E gjithë puna duhet të bëhet nga rrjeta e supermarketeve”- tha Sokolaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?