English

Produktet Wudy vijojnë të shiten në treg, kompania: AKU shkaktoi konfuzion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania importuese e salçiçeve Wudy në Shqipëri thotë se vazhdon ta shesë këtë produkt në treg.

- Advertisement -

Sipas kompanisë, prania e bakterit Listeria ST115 është vënë re vetëm në një lot të prodhuar në një stabiliment në Itali.

“Një nga lotet e kompanisë ka pasur problem me pasterizatorin e produktit. Janë lajmëruar autoritetet italiane, janë raportuar edhe në BE dhe çdo produkt i dalë nga ky stabiliment prej 3 muajsh është bllokuar”, tha administratori Sokol Meqemeja.

Drejtorja e AKU, Jeta Deda deklaroi në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se ka pasur aludime për të mos e publikuar njoftimin për produktet e sekuestruara.

Meqemeja tha se njoftimi i AKU-së për bllokimin e disa loteve të importuara ka shkaktuar konfuzion, ndërsa dhe keqinformim të gjerë të publikut.

Por, çfarë garancie jep biznesmeni për produktet e hedhura në treg?

“Dikush më akuzon që helmoj popullin, është shumë e thjeshtë. Në prezencën tuaj mund ta konsumoj pa asnjë lloj problemi”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?