English

Profesori serb, skeptik për zbatimin e planit për fluturimet Prishtinë-Beograd

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për lidhjen ajrore, si dhe perspektiva e një marrëveshjeje të re për rivitalizimin e linjës hekurudhore Prishtinë – Beograd, nuk do të jenë edhe aq të lehta për t’u zbatuar në praktikë. Profesori i shkencave politike nga Serbia, Filip EJDUS, iu përgjigj pyetjeve të Euronews Albania.

- Advertisement -

“Në teori kush do të ishte kundër një bashkëpunimi të mirë ekonomik, lidhje direkte ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës, ose rifunksionalizimit të shërbimeve hekurudhore mes dy vendeve? Por në praktikë nuk jam tërësisht i bindur se ato deklarata zyrtare mund të përkthehen në zgjidhje gjithëpërfshirëse politike”, shprehet profesori i Shkencave Politike.

Ejdus shtoi se një nga arsyet pse është skeptik lidhur me këto marrëveshje, është fakti se siç thotë ai, Donald Trump ka një historik shumë të mirë për të bërë marrëveshje të cilat nuk përkthehen në veprime konkrete në terren.

“Problemi është  si gjithmonë, se djalli fshihet  në detaje. Për shembull në rastin e linjës direkte ajrore është ende e pa qartë nëse kjo do të trajtohet si kombëtare  apo fluturim ndërkombëtar. Po ashtu  nuk është e qartë se si do të trajtohen pasaportat e Kosovës nga Beogradi. Pa i zgjidhur të gjitha këto çështje teknike por edhe ato të thella politike, këto marrëveshje nuk do të mund të zbatohen, e aq më pak të gjendet një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse për çështjen e territorit dhe sovranitetit”, nënvizon z. Ejdus.

Më tej, profesori deklaron se qasja e SHBA-së ndaj ccështjes Kosovë- Serbi dallon nga ajo e BE-së në dy aspekte.

“E para, përderisa BE ishte një negociator i durueshëm, SHBA-të posaçërisht nën udhëheqjen e Trump, do rezultate më të shpejta. E dyta, përderisa BE ka provuar të fillojë me çështje teknike dhe pastaj kaloi në ato politike, ku edhe u bllokua në fakt, strategjia e SHBA-së duket të fillojë me ekonomi dhe nga kjo të kalojë në domeinin politik”, thotë z. Ejdus.

Ndërsa angazhimin e presidentit Trump ai e sheh si pjesë të përgatitjes së tij për zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në Nëntor.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×