English

Program pune me Gjermaninë për fermerët, ndihmohen blegtorët e agropërpunimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria do të bashkëpunojë me Gjermaninë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Një program i ri do të nisë zbatimin në muajin janar, dhe vëmendje të veçantë do të marrë edhe agropërpunimi.

- Advertisement -

“Bashkëpunimin që kemi nisur me qeverinë gjermane në fushën e bujqësisë do ta shtrijmë me një program tjetër, që nis në janar 2023, ku do të fokusohemi në blegtori, agropërpunim, vreshtari, ku do të ofrojmë asistencë për fermerët”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për zhvillimin e tregut në fushën e bujqësisë foli edhe ministri gjerman ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë, Cem Özdemir, i cili tha se bashkëpunimi sot bëhet i domosdoshëm, pasi lufta Rusi-Ukrainë po shkakton probleme.

“Ne po përballemi me të njëjtat sfida sikundër dhe ju, të cilat janë shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë ndaj Ukrainës. Shohim rritjen e çmimeve dhe probleme në zinxhirin e ushqimeve dhe mënyra e vetme për t’i adresuar këto sfida është të bashkëpunojmë”, u shpreh ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë.

Ministri gjerman pa nga afër disa investime në zonën e Fushë-Krujës dhe Lezhës, të cilat i vlerësoi për iniciativën dhe brandin që kanë ngritur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?