Programi bërthamor iranian, Teherani i kthen përgjigje BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Bruksel ka një optimizëm të moderuar pas mbërritjes së përgjigjes Iraniane për ripërtëritjen e marrëveshjes ndërkombëtare mbi programin e kontestuar bërthamor. Komisioni Evropian po e studion përgjigjen me ngadalë, por me vëmendje.

“Mundem vetëm të konfirmoj se e kemi marrë përgjigjen e palës iraniane. Për momentin, ne po e studiojmë atë dhe po konsultohemi me aleatët tanë, si Shtetet e Bashkuara, për të ecur përpara”, thotw Nabila Massrali, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Fryt i negociatave disavjeçare, akordi ndërkombëtar mbi programin bërthamor iranian synonte të ulte frikën e Perëndimit se Republika Islamike do ta përdorte atë si mbulim për prodhimin e armëve me fuqi atomike.

- Advertisement -

Pakti hyri në fuqi në 2015-n, por u hodh poshtë 3 vjet më vonë kur administrata Trump vendosi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme dhe të rivendoste sanksionet ndaj Teheranit, që reagoi duke përshpejtuar programin.

Ardhja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë i hapi dyert rikthimit të marrëveshjes. Në 16 muajt e fundit, Gjermania, Franca, Britania, Rusia, Kina dhe në mënyrë indirekte Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të negociojnë me Iranin, por deri tani pa arritur sukses.

Gjatë kësaj kohe, kapacitetet e Republikës Islamike për të pasuruar uranium, materiali i duhur për prodhimin e armëve atomike, janë shumëfishuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Deklarata e David Wisner për Berishën, Qafoku: Do ketë ndëshkime të tjera…

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të dhënë disa mesazhe të...

“Burg me 5 yje”- Avokati: Ku po mbahet Naim Murseli, çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

Avokati Tomë Gashi ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku hodhi dritë mbi petendimet e qarkulluara në media se ka pasur...

Unaza 750 mijë euro “u zhduk” papritur në hotel, gjendet brenda fshesës me korrent

Vizitorja e një hoteli në Francë kishte denoncuar në polici një vjedhje e cila sipas saj kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po...

TË FUNDIT

Dyshohet se fshehu pasurinë, dërgohet në gjykatë dosja për ish-prokurorin e njohur

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet në lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha. Fusha akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Dosja në ngarkim të tij...

Irani akuzon diplomatin suedez të BE-së për komplot me Izraelin

Gjyqësori i Iranit ka akuzuar suedezin Johan Floderus, një diplomat i Bashkimit Evropian (BE) i ndaluar në Iran për më shumë se 600 ditë,...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×