English

Programi i Kurtit, veting në drejtësi, shërbim ushtarak e dënim të krimeve të luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, përveç zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të ketë vetingdrejtësi, shërbim ushtarak të obligueshëm e dënim të krimeve të luftës.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit të tij duke shpalosur programin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit në sistemin e drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë vetingun dhe krijimin e institucioneve të veçanta për luftim të korrupsionit.

Vetingu fillimisht do të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm. Procesi i vetingut do të kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për vetingun e parë të përgjithshëm është 24 muaj,” ka thënë Kurti.

Kurti ka paralajmëruar që gjatë qeverisjes së tij, shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm.

“Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak”, ka thënë Kurti. Ai theksoi se shërbimi ushtarak do të jetë në kohëzgjatje tremujore, e që do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri I sapo zgjedhur është zotuar se nën drejtimin e tij, qeveria do të bëjë edhe dënimin e krimeve të luftës, me anë të një ligji të veçant për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe agresionit.

Kurti tha se do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i cili sipas tij e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës.

“Nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka thënë Albin Kurti.

Albin Kurti u zgjodh të hënën kryeministër i Kosovës me votat e 66 deputetëve nga 120 në total.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?