Ne fillojmë të mësojmë për botën tonë që nga hapat e para të jetës. E këta hapa janë shumë të rëndësishëm. Specialistët thonë se njohuritë bazë që përftojmë në vitet e para të shkollës mund të ndikojnë në zgjedhjet tona të ardhshme për karrierën, aktivitetet shoqërore, dhe mënyrën sesi sillemi në jetën prej të rrituri.
Në çfarë moshe janë të gatshëm fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja, apo të njihen me teknologji të reja? Mënyra e arsimimit parashkollor ndryshon dukshëm në çdo vend. Këtu në Rusi, kopshtet shumëgjuhësh për fëmijë, ku fëmijët mund të mësojnë deri në dy gjuhë të huaja bashkë me gjuhën e tyre, po bëhen gjithnjë e më popullore.