Studentët kundër zgjedhjeve në universitete: Përjashtohet e drejta jonë për të votuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjedhjet në universitete për rektorët  dhe senatet janë kthyer në çështje debati në opinionin publik. Studentët  shprehën të vendosur kundër këtij procesi, i cili sipas tyre përjashton vullnetin e 60 për qind të tyre pasi nuk mund të marrin pjesë në këtë proces për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Anëtari i Lëvizjes “Qëndresa Qytetare”, Çeldo Brahimaj në “Ilva Now” tha se zgjedhjet në universitetet nuk mund të bëhen duke përjashtuar studentët, pavarësisht se pesha e votës së tyre është vetëm 10 %. Ai shtoi se i kanë dërguar një letër të hapur ministrisë së Arsimit për këtë proces diskriminues që po u bëhet studentëve shqiptarë.

“Ky proces zgjedhor do të jetë një proces përjashtues, pasi 60 për qind e studentëve iu hiqet e drejta për të kandiduar dhe për të zgjedhur. Në fakt kjo pyetje është logjike, sepse kemi probleme me përfaqësimin në nivel qendror.  Pesha e votës tonë është modeste, por një grup njerëzish dhe studentësh kanë zgjedhur që të ngrenë zërin. Me iniciative të qytetarëve të një grupi studentësh, që janë një vlerë e jashtëzakonshme si individ dhe si grup, hapat e parë janë ndërmarrë sot dhe i është dërguar një letër e hapur ministrisë së Arsimit ku janë vendosur të gjitha problematikat”, tha ai.

Ai tregon hapin e radhës që pritet të merret nga vetë studentët.

“Po sot është bërë një kërkesë tek Komisioni Parlamentar për Edukimin, ku është kërkuar një dëgjesë me ministren e Arsimit për çështjen e zgjedhjeve, nëse ne nuk marrin reagimin e dëshiruar do t’i drejtohemi Gjykatës Administrative”, shtoi ai.

Etiketimet

Humb jetën një aksident në Greqi 54-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident në qendër të Selanikut. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka...

Manastirliu: 10 mijë turistë të huaj morën shërbim në qendrat shëndetësore

35 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore që në zonat turistike gjatë muajve të fundit. Shifra është publikuar nga ministrja Ministrja e...

Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta...

TË FUNDIT

Putin dhe XI në G20, samiti i parë global që kur Rusia pushtoi Ukrainën

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë në plan të marrin pjesë në samitin e grupimit G20, që zhvillohet në nëntor...

Kosova s’është Katalonja, Kurti: Spanja nuk duhet të krahasohet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vërtetuar...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?