Damian Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Anëtari i Këshillit Politik të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri në një intervistë për ‘Ilva Now’, ka folur për konsensusin e arritur sot me opozitën për disa çështje zgjedhore. Ai tha se, është rënë dakord që financimi i fushatës të bëhet miks nga shteti dhe nga privatët si dhe një në tre emra në listat zgjedhore do të jenë gra.

“Shteti do të rrisë financimet për partitë politike. Përllogaritja do të jetë mbi bazën e votave. Mund të arrijmë në dyfishin që është dhënë në zgjedhjet e fundit”, deklaroi z. Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarja, Ilva Tare nëse mund arrihet të përmbyllet reforma zgjedhore siç është parashikuar, deri në fund të muajit maj, deputeti i PS-së tha se, kanë mbetur pa u zgjidhur dhe shumë pak çështje.

“95% e punës është bërë nga pikëpamja e draftimit. Aty ka 2-3 çështje, por më shumë është negociatë politike. Kemi rënë dakord që të fusim kamera në qendrat e votimit për hetime dhe pjesa e identifikimit të votuesve do të bëhet përmes teknologjisë. I gjithë problemi është sa mund ta shtrijmë. Nuk duhet që për shkak të dështimit të teknologjisë të mos mbajmë zgjedhje”, u shpreh ai.

Mazhoranca dhe opozita kanë rëndë dakord për shkurtimin e periudhës zgjedhore që do të thotë se, zgjedhjet e ardhshme Parlamentare do të mbahen jo më vonë se 15 maji i vitit 2021. Për këtë, z. Gjiknuri iu përgjigj dhe Rudina Hajdarit, e cila pretendon se kjo bën që shumë emigrantë të mos kenë mundësi të votojnë.

“Vota e emigrantëve nuk zbatohet duke ardhur këtu, por duhet t’u japim mundësinë që të votojnë aty ku janë. Ka një kategori njerëzish, që në periudhën e qershorit largohen për punë sezonale. Me afrimin e kësaj date, jo më shumë se 15 maji, këta persona do të jenë këtu dhe do të votojnë”, tha deputeti socialist.

Sa i takon diskutimeve mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, z. Gjiknuri u shpreh se, Partia Socialiste preferon që të mbetet sistemi aktual. Lidhur me propozimin për miratimin e një sistemi danez, ai tha se, kjo gjë mund të sjellë mazhoranca të dobëta që do të përkthehet në paqëndrueshmëri politike, duke iu referuar si shembull negativ Kosovës.

“Ne jemi për sistemin aktual, pasi nuk shohim asnjë problem. Por, nëse kërkohet rishikimi i sistemit, edhe ne do shprehim preferencat tona. Ky sistem nuk është i keq, ka nevojë për ndonjë përmirësim, por nuk është i keq. Si PS, e kemi thënë që jemi për sistemin aktual”, u shpreh zyrtari i mazhorancës.

Sipas z. Gjiknuri ndryshimi i sistemit do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, madje tha se me opozitën, në marrëveshjen e arritur, është rënë dakord që çështjet që prekin dokumentin themeltar të shtetit të shikohen në një fazë tjetër.

“Problemi është nëse një vend do të ndryshojë sistemin zgjedhor për ta çuar drejt një proporcionaliteti, do të thotë që nuk do të ketë mazhoranca të sigurta në Kuvend. Problemet në Shqipëri nuk vijnë nga përfaqësimi. Në fund të fundit, sistemi do të sjellë të njëjtët njerëz. Shikoni Kosovën se çfarë destabiliteti ka në qeverisje. Ky sistem në dukje favorizon partinë e madhe, por ky sistem lejon koalicionet”, shtoi z. Gjiknuri.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjiknuri përjashton mundësinë për qeveri tranzitore: Nuk është objekt i tryezës së reformës

Gjiknuri: Listat e hapura mund të ulin cilësinë e përfaqësimit


Etiketimet

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

TË FUNDIT

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit

Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Ata...

Parlamenti i Bashkimit Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar pro kërkesës së Kroacisë për t'u bërë anëtare e eurozonës, teksa vendimi do të zbatohet plotësisht vitin e...