A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Edi Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi udhëzimin përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Kjo është hera e parë që një parti politike në Shqipëri ndërmerr një hap të tillë, që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia dhe të mos vendosen nga kryetari.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, tregoi në “Ilva Now” detaje se si do të bëhet ky proces, që sipas tij i jep mundësi kujtdo që kërkon të japë një kontribut politik që harmonizohet me filozofinë e kësaj partie.

“Në fakt me nxjerrjen e udhëzimit sot, ne konkretizuam atë që kishim parashikuar apo futur në statutin e Partisë Demokratike para tri vjetësh dhe nga sot, fillojnë me të gjitha procedurat që janë parashikuar në udhëzim. Është një risi. Anëtarësia do të ketë dy herë rol në përzgjedhjen e kandidatëve. Herën e parë do të jenë propozimet që do të vijnë pikërisht nga anëtarësia, ku çdo anëtar i PD do të ketë të drejtën të propozojë dhe madje është parashikuar edhe rasti kur që dikush që pretendon të kandidojë dhe nuk është propozuar nga anëtarësia ka të drejtën e vetëkandidimit, por në këtë rast do të kërkohen edhe 10 firma anëtarësh që të plotësojnë vetëkandidimin e këtij personi që kërkon të kandidohet. Rasti tjetër, ku anëtarësi vendos gjatë këtij procesi do të jetë pas seleksionimit që do të bëjë komisioni i zgjedhjeve, i cili do të veprojë sipas kritereve të parashikuara tashmë në udhëzim që janë kritere të përgjithshme si; shkolla e lartë, apo mos të kesh qenë  bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit etj. Këto kriteret do t’i shikojë komisioni. Pastaj lista do t’i dërgohet anëtarësisë”, tha Paloka.

I pyetur se kush do të miratojë listën përfundimtare për kandidatët për deputetë, z. Paloka tha se fjalën e fundit në këtë proces e ka Këshilli Kombëtar, ashtu siç parashikohet te statuti i PD-së.

“Fjalën e fundit për listën e ka Këshilli Kombëtar. Këshilli Kombëtar miraton listën përfundimtare, sepse kështu është edhe në statutin e Partisë Demokratike”, tha ai.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, pyeti z. Paloka se kush do të drejtojë Komisionin e Vlerësimit të Mandatave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, numri dy i selisë blu tha se ende nuk ka një emër konkret, por nuk e përjashtoi mundësinë që në krye të tij të vendoset Genc Ruli.

“Nuk ka akoma një vendim të forumeve të PD për këtë, madje për zotin Rulin edhe unë nga mediat e kam dëgjuar për të qenë i sinqertë. Sigurisht që një komision i tillë do të ketë nevojë për figura si zoti Ruli, që kanë përvojën, kanë zotësinë dhe dashamirësinë ndaj Partisë Demokratike.  Edhe sot që zoti Ruli e ka shprehur vetë, sepse nuk ka ambicie politike, sepse ai ka qenë një nga ata që është vetëlarguar do të thoja, por kjo nuk e ka shkëputur nga Partia Demokratike, prandaj them që ka shumë cilësi që zoti Ruli se pse jo mund ta drejtojë këtë komision. Nuk ka ende një vendim tonin. Nuk na është paraqitur as në kryesi akoma një propozim i tillë, por me siguri me miratimin e udhëzimeve do të plotësohet edhe komisioni. Ende nuk kemi një emër. 

Zgjedhjet, si është rënë dakord dhe nga tryeza politike do të zhvillohen ose në periudhën e pranverës ose në periudhën e vjeshtës, në tetor. Kurdo që të zhvillohen, unë nuk besoj se në tetor të zhvillohen zgjedhje, por afati më i afërt është prill. Janë disa muaj të cilat PD, kandidatët që do të dalin në këtë proces duhet t’i shfrytëzojnë sa më mirë për të hyrë në zgjedhje për të qenë sa më të përgatitur. Nuk ka ndonjë arsye se pse është lënë 30 shtatori, dhe jo 15 shtatori. Sa më shpejt aq më mirë”, tha ai.

Mes tjerash, numri dy i PD-së iu përgjigj zërave kritikë, të cilat mendojnë se kjo parti ka nevojë për t’u hapur. Ai shtoi se PD-së ka qenë dhe është e hapur për këdo, por jo për ata që sipas tij kanë goditur me gurë në këtë parti, të cilën e cilëson si shtëpinë e tij.

“Mund të them të drejtën me këto forma që përdorin “jo të hapet Partia Demokratike” bëhet çështje diçka që nuk është çështje, sepse unë nuk di që Partia Demokratike të jetë mbyllur ndonjëherë, që kush ka dashur  të angazhohet është penguar të angazhohet nga Partia Demokratike absolutisht të gjithë kanë qenë jo vetëm të mirëpritur, por edhe të ftuar që të vijnë në Partinë Demokratike. Këtu duhet të bëjmë ca dallime. Unë personalisht kam qenë kritik për këtë formë se si paraqitet kjo, sepse edhe njëherë e përsëris: Nuk ka qenë ndonjëherë e mbyllur dera, por nuk mundet që dikush të pretendojë se mbasi është larguar, ka ikur, ka gjuajtur edhe me gurë ndaj shtëpisë, se Partia Demokratike është shtëpia jonë.

Kur duhet të na hapet dera, themi na hapni derën e shtëpisë, ndërkohë i kemi gjuajtur me gurë asaj shtëpie dikur dhe pastaj vijnë prapë tek dera, që është e hapur  dhe prapë bërtasin: hapni derën! Kjo është joserioze. Kush do të afrohet në Partinë Demokratike, aq më tepër në bazë të këtij procesi që po fillojmë, gjithsecili, për të cilin unë nuk do isha dakord, të jem i sinqertë, sepse jam nga ata që besoj se në politikë, njerëzit, shkallët e karrierës duhet t’i ngjisin njëra pas tjetrës dhe besimin ta krijojnë pak nga pak. Megjithatë, në politikën tonë katapultimet janë bërë modë dhe unë jam kundër kësaj. Ata që mendojnë se hapja e derës së PD do të thotë se ti të vish nga rruga dhe të katapultohesh në majë menjëherë nuk e shoh si gjë serioze. Nga ana tjetër, që në sot e filluam këtë proces i jep mundësinë sot kujtdo, që ka dëshirë që pranon rrugën që po ndjek kjo parti, e ka mundësinë më shumë se kurrë të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike. 

Kur flas me gjuajte me gurë, flas për gjuajtje me gjyle në fakt për njerëz që në fakt e kanë dëmtuar PD dhe kanë pasur për qëllim dëmtimin e PD, jo korrigjimin. Për ata që janë qartazi sot në shërbim të kundërshtarëve të PD, Për këta falas, jo për ata që kritikojnë se kritika është gjëja më normale”, tha  Paloka.

Në fund, Edi Paloka theksoi në Euronews Albania se me udhëzimin e miratuar nuk do të ketë pakënaqësira në Partinë Demokratike.

“Në fillim kur kjo formë është propozuar unë kam qenë kundër, sepse do të krijonte probleme këtu dhe atje. Do shkaktonte pakënaqësira. Kam qenë kundër, sepse nuk kam qenë i bindur për të bërë një hap të tillë.  Edhe brenda partive popullore ku ne bëjmë pjesë, janë shumë pak parti që kanë sisteme të tilla. Është shumë i avancuar ky sistem për ne, por me udhëzimin e përgatitur se një sërë fenomenesh që mund të krijonin përçarje, mendoj se me këtë udhëzim janë shmangur”, tha ai.


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...