LSI e vetme në zgjedhje, Monika Kryemadhi zbulon qarqet ku do kandidojë dhe sfidon Ramën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi këtë të hënë në “Ilva Now” zonat e mundshme se ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ajo theksoi se do të garojë në ato zonat, ku socialistët janë më pak të përfaqësuar. E para e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk përjashton faktin që të garojë në Tiranë, Fier, Durrës ose në Elbasan.

Madje, ajo e la të hapur mundësinë që t’i dalë në ballë vetë kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit, por kjo mbetet thjesht në kuadër të deklaratave politike të znj. Kryemadhi pasi asgjë nuk është zyrtare nga radhët e LSI-së.

“Listat nuk janë hapur, por i ka mbyllur dhe i ka bunkerizuar Edi Rama. Edi Rama garon për të katërtin ose të pestin. Unë do ta mendoj si në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Aty ku janë socialistët më të papërfaqësuar, aty do të jetë Monika Kryemadhi. Ka kohë, pse jo dhe në Durrës. Ka kohë, do jetë surprizë”, tha Kryemadhi.

Edhe pse nuk e tha qartë se LSI-së do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 2021, z. Kryemadhi u shpreh se sot 99% e shqiptarëve janë kundër Ramës.

“Koalicioni është frymë. Logoja e LSI as ka ikur ndonjëherë dhe as nuk do të ikë. Për të gjithë partitë e opozitës standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë standardi kryesor dhe nuk është çështja e listave. Sot shqiptarët duan arsim për fëmijët e tyre, sot shqiptarët duan shërbim shëndetësor. Beteja e LSI-së, opozitës dhe e shqiptarëve nuk ka nevojë për koalicione, sepse janë bashkë kundër Edi Ramës. 99% e tyre sot janë kundër tij”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se LSI-ja do të garojë e vetme në zgjedhje”, tha Kryemadhi. 

Lexoni gjithashtu:

Monika Kryemadhi bën llogaritë elektorale: Edi Rama del i katërti ose i pesti në zgjedhje

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë


Etiketimet

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER