Si u grabitën mbi 500 milionë euro në rafineritë e Ballshit e Fierit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Naftëtarët e Ballshit kanë 18 ditë në grevë urie, në kërkim të mbi 13 pagave të papaguara. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë, por kryeministri Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në marrëdhënien mes naftëtarëve dhe kompanive private.

Historia e ARMO-s dhe e rafinerieve të saj, është një histori ku mund të jenë humbur mbi gjysmë miliardë euro pasuritë publike, e cila u analizua në emisionin “Me pak Fjalë”, në Euronews. Në vitin 2008, qeveria Berisha shiti 85 për qind të aksioneve të ARMO-së, tek kompania Anika Enterprise, në pronësi të Rezart Taçit. Taçi krijoi një borxh prej 350 milionë euro detyrime të papagura dhe borxhe ndaj shtetit.

Pronari i atëhershëm i ARMO-së, Rezart Taçi nuk arriti dot të shlyente as huanë ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbaixhanit që kishte financuar blerjen e ARMO-s. Kështu azerët vendosën sekuestro mbi ARMO-n. Taçi negocioi dhe në gusht të 2013-ës, në shkëmbim të huas së papaguar, shiti aksionet e tij në ARMO tek ‘Heaney Assets Corp’, kompani offshore e kontrolluar nga azerët.

Me shitjen e ARMO-s tek kompania azerbajxhanëse, filloi një histori e re e abuzimit dhe shkatërrimit të aseteve të ARMO-s. Si rezultat, ARMO akumuloi borxhe të reja, për tatimet, energjinë, ujin, etj.

Sipas Exit News, ARMO shtoi 25 milionë euro borxhe në vitin 2014, ndërsa në vitin 2015 borxhet e ARMOS u shtuan edhe me rreth 125 milionë euro, edhe për shkak të zbulimit nga një inspektim tatimor të detyrimeve të pa raportuara më parë. 

Në total, në fund të vitit 2015, detyrimet totale të ARMO-s, ndaj të gjitha palëve, arritën në rreth gjysmë miliardë euro.

Për shkak të borxheve, nga viti 2014, llogaritë dhe asetet e ARMO-s kanë qenë nën sekuestro nga dhjetëra kreditorë, përfshi administratën tatimore dhe bankat Credins dhe Raiffeisen.

Diku nga viti 2016, bankat morën menaxhimin e rafinerive dhe vendosën t’i jepnin me qira rafineritë. Qiramarrësi i radhës i Rafinerisë së Ballshit ishte kompania ‘Jonian Refining’ and ‘Trading Compani – IRTC’.

‘IRTC-ja’ krijoi të paktën një detyrim prej rreth 4,7 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro, ndaj administratës tatimore dhe u zhduk. Në vitin 2016, bankat vendosën të shesin asetet e ARMO-s për të rimarrë huatë e papaguara. 

Sipas ligjit, pagat e punonjësve dhe taksat ndaj qeverisë janë të parat në radhën e shlyerjes së detyrimeve përmes sekuestrimit dhe shitjes së aseteve. Por, në fund të vitit 2016 asetet e ARMO-s u hodhën në ankand për llogari të bankave kreditore.

Rafineria e Ballshit u ble nga vetë Banka Credins. Kurse Rafineria e Fierit u shit për llogari të Bankës Raiffeisen tek një një kompani vendase. ARMO mbeti skelet, e zhveshur nga asetet, një fantazmë me qindra milionë euro borxhe që nuk do të paguhen kurrë.

Pak muaj pas blerjes, banka Credins e shiti Rafinerinë e Ballshit tek një kompani offshore e quajtur ‘Allumn Enterprises’. Rafineritë e ARMO-s janë marrë me qira me radhë nga kompanitë ‘Deveron Oil’, ‘TPD’, ‘IRTC’, ‘Byllis Energji’, ‘Tosk Energji’, të gjitha kompani të lidhura me njëra-tjetrën.

Ato përpunojnë naftë nën kosto, e shesin me çmim tregu, nuk paguajnë taksat dhe detyrimet e tjera, pagat, dhe pastaj shpallin falimentimin. Qeveria bllokon llogaritë dhe asetet e këtyre, por ato janë kompani guackë, pa asnjë aset – nuk kanë çfarë të humbasin dhe shteti nuk merr dot mbrapsht borxhet që ka krijuar kompania.

 

Lexoni gjithashtu:

Tomorri: ARMO, skema si transferohen paratë përmes kompanive nënkontraktore

Grabitja e ARMO-s nga kompanitë guackë ndodh me bekimin e qeverisë


Etiketimet

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

TË FUNDIT

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit

Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Ata...

Parlamenti i Bashkimit Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar pro kërkesës së Kroacisë për t'u bërë anëtare e eurozonës, teksa vendimi do të zbatohet plotësisht vitin e...