Sulmi terrorist në Vjenë, Enver Robelli, Macron politikan i papjekur, gjuha ekstreme u dha hov ekstremistëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën katër persona humbën jetën nga një sulm terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Dy burra dhe dy gra kanë mbetur të vdekur nga plumbat e pamëshirshëm, për fat të keq, të një shqiptari, që për motivet e gabuara, i ndikuar nga njerëz të gabuar, kreu aktin terrorist në djepin e kulturës në Europë, në Vjenë të Austrisë.

Redaktori i gazetës ‘Tages Anzeiger’, Enver Robelli tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se kryeministri francez Emanuel Macron, me mbrojtjen publike të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, ka ndikuar që të ndizen emocionet nga politikanë të ndryshëm. I pari presidenti turk Erdogan, që më pas pati efekt në botën arabe me thirrjen për bojkotim të produkteve franceze.

“Ka qenë një zinxhir i gjuhës së ashpër mes politikanëve në Perëndim dhe populistëve në Lindje. Gjuha ekstreme u ka dhënë hov ekstremistëve. Më tej Macron e ka relativizuar deklaratën e tij teksa ka thënë se është keqkuptuar. Problemi i tij është se ai është një politikan i papjekur, që më shumë i pëlqejnë deklaratat bombastike”, tha z. Robelli.

E njëjta gjë vlen edhe për kancelarin e Austrisë, sipas tij, i cili siç tha nuk shquhet si politikan që ul tensionet.

“Kancelari Kurz në fjalimet e tij u drejtohet të dashur austriakë dhe austriake, duke bërë dallim shumë të qartë me të gjithë të huajt që jetojnë në Austri. të mos harrojmë se ai ka qenë përkrahës i politikanit më të korruptuar në Ballkan, Gruevskit.

Edhe ai bën politikë për vota. Qeveria e tij duhet të pyesë veten se si ka mundësi që terroristi, pasi është dënuar, pas pak muajsh është liruar me një urdhër të autoriteteve që të shkojë të bëjë një terapi, por s’ka asnjë raport nëse policia e ka mbikëqyrur këtë person”, tha z. Robelli.

Ai apeloi që vendet perëndimore të shikojnë nga vijnë imamët që predikojnë nëpër xhami në këto shtete pasi ata sipas tij po ndikojnë në përçimin e frymës radikale tek besimtarët.

“Të shikohet mundësia që predikimi të bëhet nga imamë vendas, në gjuhën vendase”, tha ai.

Sipas redaktorit të gazetës së njohur, ngjarja e rëndë është raportuar në përgjithësi me korrektesë nga shumica e mediave në Austri, përveç disa mediave sipas tij bulevardeske, të cilat me publikimin e videove nga ngjarja përveç të tjerave, kanë  dëmtuar hetimet.

Sipas tij, raportimi korrekt nga mediat nuk ka lidhje me kontrollin nga ana e Ministrisë së Brendshme, por nga një lloj maturimi i medias, që siç tha z. Robelli ka filluar të mësojë më shumë nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit.

“Në 2012-’13, kur shteti islamik nisi të ekzekutoj njerëz në Irak, të gjitha mediat amerikane i kanë shfaqur videot, por si çdo gjë e re edhe mediat kanë nisur të jenë kritike ndaj videove të terroristëve, pasi duke i transmetuar bëjnë punën e terroristëve.”, tha z. Robelli.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER