Balkan Talks | Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri: Opozita bllokon çdo gjë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) partisë në qeverisje Muhamed Zekiri flet për çështjet kryesore që kanë shqetësuar politikën në Maqedoninë e Veriut.

“Nga jashtë duket ashtu sikur kemi tensione në zhvillimet politike, shkëndijat janë të natyrshme për Balkanin, por nuk është asgjë serioze siç shihet nga jashtë,” – thotë nënkryetari i LSDM Zekiri.

Z.Zekiri për periudhën në të cilën ka qenë i bllokuara parlamenti ja vendos fajin opozitës.

“Kishte një periudhë që ishte i bllokuar por tani fillo. Duhet të kemi parasysh që jemi në kohë pandemie dhe opozita ka bllokuar zhvillimin e procesit online, kemi dhe ndonjë deputet pozitiv me COVID që mungon dhe kështu kemi ngecje,” – tregon z.Zekiri.

Arsyeja e mocionit të besimit është zhvilluar nga qeveria për të treguar se spekulimet e opozitës nuk janë të vërteta.

“Këtë manovër e bëri që të ulen spekulimet e opozitës, që ata do kishin shumicë dhe do rrëzonin qeverinë. Ai e bëri për të shuar këto dilema në vend e për të treguar që shumica është stabël për të vazhduar mandatin. Ky ishte reagim ndaj opozitës që provokonte dhe i treguam opinionit nëse e kemi shumicën parlamentare,” – shprehet nënkryetari i LSDM-së.

Z.Zekiri tregon në Balkan Talks për ligjin e shtetësisë i cili ka shkaktuar shumë debate në politikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ky është probleme shumëvjeçare dhe opozita shqiptare po e përdor edhe këtë çështje. Ne duam të bisedojmë dhe ta zgjidhim këtë gjë. Partnerët e koalicionit duan ta zgjidhin këtë dhe duan të gjejnë formën e duhur për harmonizim të mendimeve dhe të zgjidhim këtë problem që kanë qytetarët,” – rrëfen Muhamed Zekiri.

Sipas z.Zekiri është opozita maqedonase që bllokon çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, pasi kanë një mendësi të vjetër.

“VMRO bllokon çdo gjë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve dhe s’kemi asgjë të përbashkët me ta. Interesi jonë është të ulemi dhe ta zgjidhim këtë me liderët e opozitës shqiptare e të bëjmë një ligj që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Këtë periudhë nuk kanë funksionuar bisedimet me opozitën në parlament dhe prandaj jemi në këtë gjendje,” – tregon për Balkan Talks në Euronews Albania z.Zekiri.

Etiketimet

Miratohet rezoluta për dënimin e masakrës së Srebrenicës

Kuvendi ka votuar rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës me 113 vota pro, asnjë kundër. Në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët e...

LIVE – Nis protesta e opozitës, Berisha iu bashkohet protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dalë nga selia e kësaj force politike, për të marshuar drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", aty ku janë mbledhur...

Me plagë në trup, demokrati niset nga Shkodra drejt Tiranës për protestën

Një qytetar nga Shkodra ka vendosur t'i bashkohet protestës edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore. Me plagë në trup, ai tha për gazetarin...

TË FUNDIT

Berisha për Euronews Albania: Protesta do të jetë e fuqishme

Protesta do të jetë e fuqishme. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për Euronews Albania pas zbriti nga banesa e tij,...

Mbërrin në seli Berisha, pritet me ovacione nga protestuesit

Mbërrin në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai është pritur me ovacione nga protestuesit. Berisha nuk ka dhënë një deklaratë për mediat,...