Në sondazhin e tretë të kompanisë MRB për Euronews Albania, 17.2% e të pyeturve nuk e përcaktuan se cilën parti do të zgjidhnin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, ndërsa 42 për qind e tyre mendojnë se PS do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë.
Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës teksa analizoi të dhënat e paraqitura në grafik gjatë Barometrit Politik në Euronews Albania, tha se nisur nga të dhënat e publikuara 2,7 për qind (që janë partitë e tjera), partitë e reja dhe kandidatët e pavarur nuk arrijnë dot të prodhojnë 1 mandat të vetëm.
Sipas tij, si rregull partitë e reja shansin më të madh për të marrë vota e kanë në Tiranë, ku ka më shumë të votues dhe zakonisht më shumë të pakënaqur, edhe pse marrja e mandatit është bërë e vështirë pas nevojiten rreth 12 mijë vota për një mandat.
“Nëse ky është rezultati, do të thotë se të gjitha bashkë partitë e reja nuk arrijnë të prodhojnë dot një mandat në Tiranë. Si rregull të rinjtë shansin më të lartë e kanë në Tiranë, por marrja e mandatit është e vështirë pasi duhen rreth 12 mijë vota ”, u shpreh z. Çeka.