Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë.
Megjithatë fakti se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shprehen ende të dyzuar nëse do të votojnë, apo se cilës forcë politike do t’ia besojnë zgjedhjen e bën rezultatin për kryeqytetin sërish të diskutueshëm.
Në sondazhin e tretë kombëtar të kompanisë MRB për Euronews Albania, 17.2% e të pyeturve nuk e përcaktuan se kë parti do të zgjidhnin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën:
- Nuk do të votoj – 3.6%
- Nuk e di – 11.5%
- Refuzoj – 2.1%
Nga ata që u përgjigjën, shumica thanë për Partinë Socialiste me një diferencë prej 10.3% nga Partia Demokratike:
- PS – 42%
- PD – 31.7%
- LSI – 6.4%
- Të tjera – 2.7%
Prirja e votës, cila parti gëzon më shumë mbështetje në Tiranë? by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi i tretë i Euronews Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.