Demokratët po marrin pasojat e propozimeve që kanë bërë vetë në lidhje me ligjet, tha politologu Afrim Krasniqi te “Barometri”, pasi vetë ata kanë miratuar ligjin e dekrimilanizimit i cili bën që vendimet ndaj politikanëve të bazohen në vendimmarrjen e gjykatave jashtë vendit.
“Ne kemi miratuar një ligj të dekriminalizimit, i cili në thelb e ka pranuar që ua delegojmë të huajve vendimmarjjen për një pjesë të rëndësishme të vendimeve tona në lidhje me politikanët”, u shpreh z. Krasniqi.
Ai tha se vetë opozita e ka propozuar një ligj të tillë, i cili është miratuar me konsensus. Me këtë, z. Krasniqi nënvizoi se vendimi i sotëm i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, ishte i pritshëm.
LEXONI GJITHASHTU: