Sondazhi, bie popullariteti i Bashës dhe Kryemadhit pas zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Popullariteti i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ka rënë ndjeshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa kryeministri Edi Rama mbetet më popullori.

Sondazhi i Euronews Albania tregoi se 43.7% e shqiptarëve ndajnë opinion pozitiv për Ramën.

Ndryshe, vetëm 25.6% dhe 11.5% ndajnë opinion pozitiv për Bashën dhe Kryemadhin.

Krahasuar me periudhën e fushatës zgjedhore, popullariteti i Ramës ka rënë me 4.7 pikë përqindjeje – nga 48.4% në 43.7%.

Për Bashën dhe Kryemadhin rënia është më e madhe. Kryetari i PD-së ka humbur 20.2 pikë përqindjeje – nga 45.4% në 25.6%. Ndërsa kryetarja e LSI-së ka humbur 6.5 pikë përqindjeje – nga 18% në 11.5%.

Votuesit e PS-së kanë 92.7% mendim pozitiv për Ramën, ndërsa votuesit e PD-së kanë 66.8% mendim pozitiv për Bashën.

Sondazhi ka vënë në pyetje edhe figura të tjera si kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, që nga votuesit e PS ka 79.4% opinion pozitiv dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që nga votuesit e PD-së ka 55.6% opinion pozitiv.

Bie popullariteti i Bashës dhe Kryemadhit pas zgjedhjeve by Euronews Balkans

Metodologjia:

Sondazhi u krye në nivel kombëtar në bazë të 1 mijë intervistave (49.5% meshkuj, 50.5% femra të moshës mbi 18 vjeç) nga data 10 deri më 28 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ukraina po heton 21 mijë krime të dyshuara lufte

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova thotë se janë duke u hetuar 21 mijë krime të dyshuara lufte, kryer nga forcat ruse. Në një...

‘Protesta’, PD thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga skenarët fake të qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00. Në një deklaratë...

Kapet i shumëkërkuari për masakrën e Çoles, ruhej nga një person i armatosur

Një operacion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me forcat "Shqiponja” kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur kërkim për vrasjen e dy...

TË FUNDIT

Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertët shpjegojnë arsyet e zhvlerësimit

Monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan. Javët e fundit euro është dobësuar ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur...

Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e shkallës së Apelit në Gjykatës Administrative që pezullonte nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj e...