‘Justifikimi se na duhen hotele masive, vetëm për betonizim të plazheve’ thotë aktivisti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivisti mjedisor Ened Mato është i mendimit se turizmit shqiptar i mungon qëndrueshmëria. Ai shprehet kritik ndaj projekteve të mëdha hoteliere duke marrë si shembullin më të gabuar betonizimin e bregdetit të Durrësit.

“Po të shohim turizmin e Durrësit se si është shkatërruar gjithë bregdeti, duke hequr pyjet duke bërë beton të lartë tregon se është shkatërruar peizazhi për të akomoduar disa njerëz, tani Durrësi e mbajti këtë, por Dhërmiu, Jala, Qeparoi dhe plazhe të tjera gjysmë-ekzotike, të vogla, nuk mbajnë fare as hoteleri, as shkatërrime të kësaj natyre si në Durrës, që vazhdon deri 3 kilometra më tej,” – u shpreh Mato.

“Justifikimi se na duhen hoteleri masive në plazhet e Rivierës është për betonizimin e atyre plazheve,” – këmbënguli Mato duke shtuar se do shkatërrohet peizazhi.

Mato iu referua më pas gjetjeve të Barometrit sipas së cilave mesatarisht shqiptarët shpenzojnë rreth 2,500 lekë në ditë për pushime. Thënë këtë ai këmbënguli se në Rivierë ku dhomat e hoteleve shkojnë deri në qindra euro nata, ndërtimi i tyre nuk është për shqiptarët dhe turizmi masiv mund të dëmtojë natyrën.

“Pse u dashkan 100 hotele në Dhërmi me nga 300 euro nata, pse u dashka në Jalë 6 resorte siç duan të bëjnë, me 200-300 euro nata ku 400 metra është gjithë plazhi, ku do të shkojnë gjithë këta njerëz që do të vijnë, ky është shkatërrim i natyrës, […] ato plazhe nga ana ekologjike nuk i mbajnë këto masa njerëzish,” – tha Mato.

Aktivisti theksoi se pas shkatërrimit të natyrës në Rivierë do të mbeten vetëm godinat e betonit si në Durrës.

Deklarata e tij nxiti debate në emisionin “Barometri”, ku opinion ndryshe kishte Arben Çipa, sipërmarrës, njëherësh drejtues i një shoqate me operatorë turistikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së...

Covid-19 në vend, asnjë viktimë dhe 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 47 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije...

Sa paguhen mjekët në Gjermani?

Mjeku shqiptar, Rexhail Ramadani thotë se paga në Gjermani është shumë më e lartë sesa në Maqedoninë e Veriut, prej nga ku emigroi. Në një...

TË FUNDIT

Çumani: Qendra e fëmijëve jetimë në Borsh po privatizohet. Thirrja për Ramën e SPAK

Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, shprehet se qendra e fëmijëve jetimë në Borsh po gllabërohet nga...

Nisma e BE-së, karikues universal për celularët dhe tabletat nga viti 2024

Me një shumicë dërrmuese prej 602 votash pro, përballë 13 kundër dhe 8 abstenim, Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja për një karikues universal...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?