Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë, analistët diskutojnë marrëveshjen ushtarake Francë-Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, sipas së cilës Franca do të duhet të ndërhyjë në rast të një sulmi mbi Greqinë.

Kjo marrëveshjes mes presidentit Francës dhe kryeministrit grek ka shkaktuar pakënaqësi jo vetëm në radhët e Turqisë, por dhe më gjerë.

Në emisionin “Eurotalks”, prof. Dr. Ferdinant Gjana u shpreh për këtë çështje se është një histori e gjatë konfliktesh, zanafilla e të cilave vjen që nga “pavarësia e Greqisë nga Perandoria Osmane”.

Ndërsa, drejtori i televizioni “Tribuna”,  Robert Goro, tha në “Eurotalks” se Athina zyrtare e kishte të domosdoshëm nënshkrimin e një pakti të ri strategjik dhe ushtarak me Francën për shkak të tensioneve Greqi-Turqi, që vitet e fundi kanë shkuar në rritje, por edhe për shkak të një “disekuilibri të theksuar sa u përket arsenaleve ushtarake ndërmjet Turqisë dhe Greqisë”.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, z. Goro tha se Greqia përmbush dy synime, që janë modernizimi i forcave të armatosura të ushtrisë greke si edhe ndihmon në krijimin e një lloj balancimi të diferencës së madhe në arsenalin ushtarak ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Artan Kutra, gazetar i “Radio France International” tha për “Eurotalks” se Franca e nënshkroi këtë marrëveshje me Greqinë, pasi synimi i saj është që të ruajë stabilitetin në Mesdhe dhe sidomos në Mesdheun Lindor, gjë që e theksoi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Incident në ashensor, humb jetën ish-komandanti i UÇK-së në Pejë

Ish-komandanti i UÇK-së Deli Leka, 54-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në Pejë si pasojë e një incidenti në ashensorin e një pallati. Lajmin...

Tmerr në Kiev, nis shpërndarja e pilulave me jod kaliumi, ç’po ndodh në Ukrainë?

Në Kiev ka nisur shpërndarja e pilulave me jod kaliumi në qendrat e evakuimit – çfarë janë ato dhe sa real është një sulm...

Nesër protestë, pedagogët: Kërkojmë kthimin e dinjitetit të punonjësve universitarë

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët do të zhvillojnë një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete. Pedagogu Peter Saraçi, në...

TË FUNDIT

25 mijë mësues pa rrogë, grevistët në Kosovë s’do marrin pagën e shtatorit

Hynë në grevë me kerkesën për me shumë para e ligj per paga. Por, duket se mesimdhënësit, pervec që nuk do t’i marrin ato...

Spiropali prezantohet si drejtuese politike e PS-së në Shkodër

Drejtuesja e re politike e Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së,...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?