“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me Aneta Ramën, nënën e kryeministrit Rama e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

Zonja Rama tha se ka pasur një lidhje të ngushtë me të, ndanin bashkë biseda të gjata dhe ndarja e saj nga jeta ishte padyshim një dhimbje që ende mbetej e prekshme.

“Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë”, u shpreh e përlotur nga pyetja e gazetares Ilva Tare, znj. Rama.

Aktivistja rrëfeu përçmimin që Aneta Rama kishte ndaj dhimbjes dhe se sa e përkushtuar ishte në familje ndërsa tha se admironte mënyrën si e kishte përballuar me dinjitet gjuhën e egër politike, që sigurisht nuk e kishte kursyer as mamanë e kryeministrit.

“Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thosha ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike,” u përgjigj znj. Rama

Linda Rama shtoi gjithashtu se zonja Aneta ka qenë mbështetësja më e madhe e kryeministrit Rama dhe se kishte besim të plotë tek ai, mirëpo njëkohësisht ka qenë dhe kritikuesja më e ashpër e tij, që nuk i ka kursyer kurrë këshillat.

 

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...

TË FUNDIT

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...

Perla rrëzë alpeve shqiptare, destinacioni që bashkon shqiptarë e të huaj

I shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare, Lumi i Shalës është destinacioni që shumë turistë kërkojnë. Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj mbipopulluan ujërat e kristaltë...

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike. Pjesëtar të...