Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po ndërtojnë një pajisje të re për monitorimin e shëndetit nëpërmjet tatuazhit elektronik që mund të lajmërojë menjëherë mbajtësit e tij.
Boja, përbëhet nga një metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionojnë si elektroda. Pajisja mund të dërgojë një përmbledhje të shenjave jetike të mbajtësit nëse lidhet me biosensorë, përfshirë edhe një elektrokardiogramë.
“Në të ardhmen, shpresojmë të lidhim një çip të integruar në këtë bojë këshut që mund të komunikojmë, të dërgojmë e marrim sinjale nga trupi drejt një pajisjeje të jashtme”, pohon ekipi korean për planin ambicioz.
Boja e tatuazhit nuk ka nevojë për t’u injektuar me gjilpërë, siç ndodh zakonisht. Ajo është e përbërë nga galiumi, një metal i butë metalik që zakonisht përdoret në termometra, ndërsa nanotubat e karbonit përmbajnë edhe platin, i cili përçon elektricitetin dhe rrit jetëgjatësinë e tatuazhit.