Shqipëria, vend i rëndësishëm për trafikun dhe përpunimin e drogave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria është kthyer në një pikë të rëndësishme për trafikun e llojeve të ndryshme të drogës dhe për përpunimin e tyre.

Gjatë vitit 2019, në vendin tonë u konfiskuan rreth 5.4 tonë drogë, prej të cilave 5.2 ton kanabis dhe rreth 200 kilogramë drogë të fortë, sipas raportit të fundit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar. I vetmi vend i rajonit ku është sekuestruar më shumë drogë është Serbia.

Raporti veçon qytetin e Elbasanit si një nga pikat më të rëndësishme të trafikut të drogave të forta.

Porti i Durrësit është gjithashtu një nga pikat kryesore nga ku hyn kryesisht kokaina, kanabisi dhe heroina.

Në trafikun e drogës në Shqipëri marrin pjesë përveç bandave të krimit e organizuar, strukturat shtetërore, autoritetet doganore dhe policore, si dhe kompanitë e transportit.

Grupet e organizuara kriminale shqiptare, gjithashtu bashkëpunojnë me ato maqedonase dhe serbo-malazeze në Ballkanin Perëndimor.

Kanabisi

Shqipëria mbetet vend burimi kryesor për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Evropë. Kanabisi kultivohet kryesisht në malësinë e Dukagjinit, malësinë e Krujës dhe rajonin e Vlorës.

Vlera e shitjes me shumicë e kanabisit është nga 1200-1400 euro për kilogram, dhe mbi 2 mijë euro për kanabisin e cilësisë së lartë të prodhuar në serë.

Rrugët e trafikimit të kanabisit janë:

Shqipëri-Itali: Nisja nga Fieri, Himara ose Lezha drejt Italisë me gomone.

Shqipëri-Greqi: Nisja Qafë Botë, Kapshticë, dhe Kakavijë me rrugë tokësore me Greqinë, ose Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Greqi.

Ndërsa një rrugë e tjetër është Mal të Zi (Hani i Hotit) ose në Kosovë nga Kukësi, dhe kalon transit nga Shqipëria për në Itali ose Greqi.

Trafiku i kanabisit në Shqipëri është i rëndësishëm pasi paguhet jo vetëm për transportin por dhe për prodhimin duke qenë se ai kultivohet brenda vendit.

Heroina

Rreth 60-65 tonë heroinë kalojnë në Ballkanit Perëndimor çdo vit.

Në Shqipëri heroina hyn kryesisht përmes Qafë-Thanës dhe Elbasanit, ose nga Kosova.
Në 2 vitet e fundit ka pasur rritje të trafikut të heroinës me anije nga Turqia në Shqipëri.

Nga Shqipëria ngarkesat e heroinës trafikohen përmes detit drejt Italisë ose me automjete përmes Hanit të Hotit drejt Malit të Zi.

Një kilogram heroinë me shumicë në Shqipëri kushton 16 500 euro ndërsa konsumatorët vendas e blejnë atë për rreth 20 euro grami.

Zbulimi i laboratorit të heroinës në Has në 2018, ka treguar se në Shqipëri trafikohet opiumi nga vendet aziatike dhe përpunohet në vend.

Kokaina

Ballkani Perëndimor po kthehet në portën kryesore hyrëse për kokainën nga Amerika Latine drejt Evropës.

Porti i Durrësit dhe porti i Tivarit në Mal të Zi janë pikat kryesore hyrëse të kokainës në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vitit 2018 në Shqipëri u kapën nga policia rreth 630 kilogram kokainë ndërsa në vitin 2019 u kapën rreth 144 kg.

Nga Durrësi, kokaina transportohet drejt Malit të Zi përmes Hanit të Hotit ose në Maqedoninë e Veriut përmes Qafë Thanës, e më pas në BE.

Vlera e kokainës e trafikuar në Durrës shkon 25,000-30,000 mijë euro për kilogram. Pasi hyn në tregjet lokale të rajonit vlera e saj rritet, për shembull në Greqi shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.

Përpunimi i kokainës ka nisur të bëhet edhe në Shqipëri. Në vitin 2015 në Elbasan u zbulua një laborator I përpunimit të kokainës.


 

Etiketimet

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

TË FUNDIT

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?