Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit.

Personat me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri ndeshen me shumë vështirësi dhe institucionet ofrojnë pak për ta.

Aktualisht në Shqipëri janë 74 537 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve 55 237 janë me aftesi të kufizuara fizike dhe intelektuale.

Aftësitë e kufizuara intelektuale përfshijnë sindromën Down, prapambetjen mendore, ADHD dhe çrregullime të spektrit të autizmit.

Në Shqipëri jetojnë 681 persona me sindromën Down, rreth gjysma e tyre (305) janë nën 18 vjeç.

Në Shqipëria janë 15,550 fëmijë me aftësi të kufizuara, por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Sipas një studimi të World Vision në 2018, 1 në 10 fëmijë të moshës 2-17 vjeç ka një shkallë të madhe vështirësie funksione si: vëmendja, komunikimi, të mësuarit, sjellja, kujtesa, dëgjesa, shikimi, marrëdhëniet shoqërore, etj.

Pra, 10% e të gjithë fëmijëve në Shqipëri, rreth 70 mijë, shfaqin vështirësi për të cilat kanë nevojë të diagnostikohen.

Personat me aftësi të kufizuar mbështeten financiarisht nga shteti ndërkohë që atyre mund t’ju  caktohet edhe një kujdestar i cili merr të njejtën pagesë mujore nga shteti.

Ligji parashikon ndihmë 10 653 lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar. Në vitin 2006 ndihma ka qenë rreth 8 mijë lekë pra në 15 vitet e fundit është rritur vetëm 2 mijë lekë.

Aktualisht rreth 19 402 persona kanë një kujdestar të paguar nga shteti.

Në rast se personat me aftësi të kufizuar ndjekin arsimin e mesëm dhe më pas atë të lartë marrin respektivisht 200% dhe 300% të ndihmës bazë gjatë kohës së ndjekjes së studimeve.

Përveç ndihmës financiare, personat me aftësi të kufizuar marrin edhe shërbime në qendra përkujdesi publike ose jo publike.

Megjithatë, nga 55 237 persona me aftësi të kufizuar vetëm 2,248 marrin shërbime në qendrat publike të përkujdesit në Shqipëri.

Etiketimet

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

TË FUNDIT

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?