Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha për Euronews Albania se përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar duhej vendosur nga forume më të gjera dhe më përfaqësuese dhe si i tillë do ishte më pak i kontestueshëm.
Ai tha se ky është një vendim politik i DASH.
Baçi tha se duhet të ishte vota ajo që duhet të vendoste për një personalitet apo për një person qoftë edhe të zakonshëm që bën pjesë në një parti politike.
Kryetari i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit deklaroi se për aq kohë sa nuk ka një dosje konkrete nuk mund të gjykohet askush.
“Është një vendim politik i DASH dhe anëtarësia nuk është në gjendje të gjykojë mbi një vendim të Departamentit të Shtetit se çfarë duhet të bëjë me liderin e saj historik apo kushdo personalitet tjetër të nivelit drejtues brenda Partisë Demokratike,” – u shpreh Boçi.
Sipas tij ky vendim dhe problemet brenda partisë nuk mund të ngatërrohen.
LEXONI GJITHASHTU: