Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi për Euronews Albania se këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bangat e shkollës 29.300 nxënës.
“Të dhënat operative që kemi në këto momente janë diku 29.300, por janë të dhëna operative, por mund të ketë regjistrime edhe në ditët e para të shkollës”, tha znj. Kushi.
Ajo sqaroi se në krahasim me vitin e kaluar numri i nxënësve në klasat e para është ulur me 1300.
“Në krahasim me vitin e kaluar është diku tek 1300 nxënës më pak. Mund të kemi edhe regjistrime gjatë këtyre ditëve. Nëse ka një diferencë me vitin e kaluar, e dimë që nga viti në vit ka një ulje të numrit të lindjeve”, deklaroi ministrja.
LEXONI GJITHASHTU: