Aktorja Brixhilda Shqalsi tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se flmi “Arbëria” është një film që flet për historinë e arbëreshëve.
“Ky film flet për rrënjët e mia, për origjinën time, si aktorë është një ëndërr që bëhet realitet. Është një emocion shumë i madh. Filmi flet për një grua që për shumë vite kishte turp për origjinën arbëreshe”, tregon aktorja.
Ajo u shpreh më tej se ky flim jep mesazhin që arbëreshët të jenë krenarë për kulturën dhe traditat e tyre.
Nga 23 dhjetori filmi ‘Arbëria’ me regji të Francesca Oliverit, do të shfaqet në Netflix.
‘Arbëria’ është një film i vitit 2018 që filloi të shfaqet në vitin 2019.
I vendosur mes realiteteve shqiptare, rrëzë Parkut Kombëtar Pollino, filmi shfaq lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra të vogla në Kalabri dhe Bazilikatë.
Temat e trajtuara janë ato të nostalgjisë, të konfliktit me të kaluarën, me origjinën e dikujt dhe më pas të rizbulimit të rrënjëve etnike të përkatësisë.