Emigrantët afrikanë në Horë flasin arbërisht, thotë gjuhëtarja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjuhëtarja Ledi Shamku tha në Euronews Albania se pjesa më e madhe e emigrantëve, kryesisht afrikanë që shkojnë të jetojnë në Horë, vendbanimin arbëresh në Sicili, flasin arbërisht.

Sipas saj kjo ndodh pikërisht prej ndikimit të gjuhës në zonë dhe ruajtjes me fanatizëm nga arbëreshët.

Mënyra si është ruajtur deri më sot gjuha, lidhet me jetesën në realitete shumë të mbyllura. Shamku tregoi se arbëreshët nuk kanë bërë martesa të përziera dhe gjithashtu nuk kanë emigruar.

Me rritjen e lëvizjes, kanë filluar të mungojnë folësit aktivë, pra qytetarë që e kuptojnë arbërishten, por nuk e flasin dot. Gjuhëtarja propozoi që të ruhen zërat e të moshuarve, të cilët flasin rrjedhshëm gjuhën, në mënyrë që brezat që do vijnë të kenë shqiptime të sakta të fjalëve arbëreshe.

Shteti shqiptar duhet të bëjë të mundur që shqiptarët të njohin arbëreshët, tha Shamku.

“Nuk ka nevojë ata të na njohin ne, është e domosdoshme ne të njohim ata,” – u shpreh ajo.

Sipas gjuhëtares mënyra më e mirë është prodhimi i muzikës, filmave, kukullave apo nisma të kësaj natyre që forcojnë marrëdhëniet komunikuese me arbëreshët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER