Të konsumojnë sa më shumë lëngje, të marrin vitamina, të mbahen në ambiente të pastra, të kenë kujdes nga dehidratimi. Këto janë disa nga këshillat e dhëna nga mjekja pediatre Valbona Shahini për fëmijët që preken nga COVID-19.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ajo tha se janë dyfishuar vizitat në qendrat shëndetësore.
“Tamponi e ndan nëse jemi të infektuar me COVID apo jo. Ne trajtimin e bëjmë njësoj. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë trajtuar me vitamino- terapi. Kemi pasur raste që janë infektuar edhe fëmijë 2 muajsh i prekur me COVID, i cili nuk kishte bërë asnjë vaksinë”, tregoi mjekja.
Ajo shtoi se për fëmijët që kanë temperaturë deri në 38.5 mund të pinë paracetamol. Nëse temperatura rritet duhet të përdoren medikamente të tjera.