Sa e vlefshme është një kartë studenti në Tiranë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 3 muajsh, Megi Stambollxhiu studente në vitin e parë në fakultetin e Shkencave Politike, është pajisur me kartën e studentit. Por, sa e vlefshme ka qenë kjo kartë për Megin?

“Nuk është se më ka shërbyer shumë, thjesht më ka shërbyer për t’u regjistruar në bibliotekën e lagjes”, u shpreh vajza.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, studentët përfitojnë mbi 40 shërbime dhe lehtësi të tjera.

Vendosëm që bashkë me Megin të shkojmë nëpër disa prej institucioneve shtetërore dhe private, që përfshihen në listën ku studentët përfitojnë shërbime.

Fillimisht ndalemi në BunkArt, ku studentët përfitojnë ulje çmimi me 20%. “Nga 500 lekë që ishte çmimi, e përfitova me 300 lekë”, tha ajo.

Më pas te “Shtëpia e Gjetheve” ku biletën e përfiton me 70 % ulje. “Një nder vendet ku ne sipas kartës përfitojmë ulje është edhe Shtëpia e Gjetheve. Nga çmimi 700 lekë e përfitova 210 lekë”, tregon studentja.

Ulje të çmimeve studentët përfitojnë edhe në disa subjekte private, por a u shërben kjo studentëve?

“Është qesharake sesi mund të na ofrojnë ulje në dyqane ku ne si student as nuk mund të futemi për të parë, jo më për të blerë diçka. Ulje që ne përfitojmë është shumë e ulët në krahasim me çmimet e larta që kanë ata dyqane”, tha ajo.

Në listën e këtyre subjekteve private janë kryesisht dyqane veshjesh, bizhuterish apo shërbime të tjera në të cilat çmimi më i ulët mund të jetë 50 euro, që do të thotë se pavarësisht përfitimit përmes kartës, mbetet vlerë e lartë për t’u përballuar nga një student.

Për Megin karta duhet të përfshinte disa pika të tjera. “Do të doja të kishim ulje në ndonjë kafe ose ne disa mensa ku ne si student të kishim mundësi të hanim të paktën një vakt me çmim më të ulët”, thotë vajza.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?