Psikologu Edmond Dragoti u shpreh se janë gratë ato që e kërkojnë më shumë divorcin.
“Kjo tregon se është dhe një tendencë gjinore dhe funksionon jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën,” – tha ai.
Psikologu tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se martesat po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme prej epokës teknologjike.
“Njerëzit janë të përfshirë në komunikime virtuale, spontane që ndërhyjnë në jetën e secilit,” – tha Dragoti ndërsa theksoi se kjo dekurajon nevojën për lidhje me individë të caktuar.
LEXONI GJITHASHTU: