Studentët në Shqipëri kërkojnë një ndihmë prej 10 mijë lekësh të reja nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.
Ata hasin vështirësi me pagesën e tarifave të larta të universiteteve publike, por edhe me shpenzimet për jetesën.
Studentja Flavia Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mirmëngjes” në Euronews Albania tha se kriza ekonomike vazhdon, ndërsa ka ardhur muaji i pagesës së tarifave dhe ende nuk është marrë asnjë masë në lidhje me to.
“Në këtë rast, një ndihmë ekonomike nga qeveria do të ishte e domosdoshme”, u shpreh Flavia.
Studentja tha se fakti që Kosova, – shtet fqinj dhe me kontekst të njëjtë me Shqipërinë -, ka ndërmarrë këtë hap, atëherë edhe për studentët shqiptarë është më e thjeshtë për ta kërkuar.
Lëvizja për Universitetin prej vitesh kërkon zërmini e tarifave, e megjithatë qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU: