Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë shumë problematika dhe një ndër to është baza ligjore.
Ai tha se në kategorinë e fëmijëve jetimë hyjnë fëmijët të cilët kanë humbur një ose të dy prindërit ose janë braktisur.
Resuli tha se ka edhe fëmijë të cilëve nuk u është dhënë prindërimi sepse prindërit nuk kanë celebrim dhe fëmija nuk mund të marrë dot atësinë.
Kreu i Shoqatës për fëmijët jetimë tha se kjo pjesë e ligjit është handikapi kryesor sepse nëse një fëmijë ka humbur babain, nga baza ligjore nuk përfshihet tek kategoria e jetimëve.
Baza ligjore në Shqipëri nuk ka asnjë ligj për fëmijët të cilëve u ka ndërruar jetë babai i tyre, prandaj dhe këta fëmijë nuk përfshihen tek jetimët.
LEXONI GJITHASHTU: