‘Jo rritje çmimi, koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë qeveria’, thotë eksperti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për ekspertin e ekonomisë, Majlind Lazimi, qeveria nuk duhet ta rrisë çmimin e energjisë elektrike, pasi një gjë e tillë do të sillte shumë efekte negative për ekonominë.

Përballë një krize të energjitikës, së paralajmëruar në fundjavë nga Kryeministri Edi Rama, Lazimi thotë se koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë vetë qeveria pasi energjia elektrike është mall jetik për ekonominë dhe qytetarët.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Lazimi tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të sillte një efekt “spiral inflacionist” duke ndikuar për keq te ekonomia e përgjithshme.

“Efekti domino do ishte i tillë që do të kishim rritje të çmimeve të tjera, ushqimeve, dhe shërbimeve,” tha Lazimi.

Sipas ekspertit qeveria mundet ta përballojë koston e shtuar të energjisë elektrike duke ri-alokuar shpenzimet.

“Rrezikojmë që të mos sigurojmë energjinë e nevojshme në kushtet kur të gjitha vendet e rajonit kanë kërkesë të lartë,” paralajmëroi eksperti.

Sipas Lazimit duhet një buxhet shtesë për blerjen e energjisë elektrike dhe duhet ndërhyrë te prodhuesit privatë të energjisë që aktualisht po vijojnë të eksportojnë për vendet e tjera dhe qeveria duhet të negociojë me ta për t’ua blerë.

Lazimi theksoi se qytetarët nuk duhet të frikësohen pasi përpara është edhe stina e reshjeve ku në rast të një sezoni me reshje të bollshme situata e prodhimit mund të ndryshohet për mirë dhe vendi mund të mos ketë nevojë për import.

Ai u shpreh optimist se qeveria i ka mundësitë ta përballojë koston e shtuar dhe të mos ia kalojë barrën qytetarëve.

Në këtë pikë ai përdori si argument shtesë edhe logjikën se me rritjen e shtuar të çmimit qytetarë që kanë qenë në vështirësi edhe me çmimin aktual mund të mos e paguajnë më energjinë duke nxitur kështu bilance negative te kompania shtetërore.

Etiketimet

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...

TË FUNDIT

Krerët e shtetit në Kosovë takojnë ambasadorët e QUINT-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e...

Mësuesi është kthyer në një profesion të rëndomtë, pretendon eksperti

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti u shpreh për “SOT” në Euronews Albania se mësuesi në Shqipëri është kthyer në një profesion të rëndomtë. Ai konsideroi...