Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim gjatë një interviste për Euronews Albania u pyet nga gazetarja Erla Mëhilli nëse e sheh ndonjë herë të tepruar ndërhyrjen e ambasadorëve në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
Përgjigja e tij ishte se “të jesh ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk është e njëjta gjë si të jesh ambasador në një sërë vendesh të tjera”.
Sipas tij ambasadorëve të SHBa shpesh u drejtohen pyetje për çështje të brendshme që nuk u drejtojnë ambasadorëve të tjerë.
“Mendoj se thelbi është që, njerëzit në udhëheqje të përcaktojnë përparësitë dhe të vendosin se çfarë është e rëndësishme, çfarë duhet të bëjnë dhe të përqendrohen në këto gjëra. Mendoj se më së shumti e bëjnë këtë”, deklaroi z. Granoff.
Ai shtoi gjatë përgjigjes duke thënë se mendonte që “më së shumti ambasadorët amerikanë, dhe delegacioni i SHBA këtu, bëjnë një punë goxha të mirë, duke qëndruar në anën e duhur të gjërave”.
LEXONI GJITHASHTU: