Fëmijët me një familje tradicionale me të dy prindërit rriten me më pak probleme se ata që jetojnë në familje ku mungon njëri prej tyre.
Kështu tha politikani Edvin Kulluri tha në emisioni Now në Euronews Albania ku u diskutua tema e homofobisë në shoqërinë shqiptare.
Sipas Kullurit, në shoqërinë tonë të mbështetur në traditë, adoptimi i fëmijëve nga çiftet gej është diçka e papranueshme.
“Edhe nga pikëpamja shkencore statistikat tregojnë se fëmijët që rriten nga një baba dhe një nënë kanë më pak probleme gjatë rritjes. Fëmijët që rriten pa njërin nga prindërit kanë probleme”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU: