Rikthimi për herë të tretë e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike është fitore e tij personale, por për PD do të thotë kthim prapa.
Gazetari Erl Murati tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania se fitorja e Berishës është një mungesë aftësie e klasës politike shqiptare për t’u reformuar dhe mungesë kulture demokratike.
“Rikthimi i Berishës është një mungesë aftësie e klasës politike për t’u reformuar dhe mungesë kulture demokratike. Ne jemi i vendi i vetëm që tre politikanët kryesore janë të shekullit të kaluar. Është fitore personale e tij, kthim prapa, vendim i sforcuar. Fitorja e tij nuk ka rrjedhur natyrshëm, fakti që PD ka shpenzuar 9 vite me Bashën në krye dhe hyri vetëm kur e shpallën non grata”, tha Murati.
Sipas tij, PD do ta ketë të vështirë që të fitojë zgjedhjet me Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Menaxhimi i Butrintit, Berisha: Akt korruptiv, parashikohet shpërbërja e parkut
- Berisha rikthehet në krye të PD-së: U krye, do çlirojmë Shqipërinë