Gazetari Eni Ferhati tha për “Now” në Euronews Albania se për Nuredin Dumanin vlera e jetës ishte 30-40 mijë euro, por në varësi të vështirësisë rritej dhe kostoja.
Sipas gazetarit Dumani ishte person i përshtatshëm për të kryer vrasjet me pagesë sepse grupet kriminale me pak para eliminonin fizikisht rivalët.
“Edhe Nuredin Dumani kur rritet shkalla e vështirësisë për personat që duhen ekzekutuar, siç është rasti i Endrit Dokles ku dhe ofertuesi Ervis Martinaj rrit dozën, pra i jep 100 mijë euro paradhënie dhe thotë kërko sa të duash, pra mund të shkonte dhe deri në 500 mijë eurom siç thotë dosja,” – u shpreh Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU: