Berisha sërish në krye të PD? Nishani zbërthen deklaratën e ish-kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se e lexon deklaratën e liderit historik të PD, Sali Berisha jo një paralajmërim për rikthimin në krye të partisë por një thirrje për të ndryshuar.

“Pretendoj se e njoh z. Berisha pasi kam qenë bashkëpunëtor i afërt i tij, në këtë kontekst do t’u thosha që ta kuptonin në thelb deklaratën e z. Berisha duke u thënë që PD është shumë keq dhe duhet të ndryshuar, nëse nuk e ndryshoni atëherë do të bëjë unë një sforco”, tha z. Nishani.

Sipas tij, z. Berisha arriti që të ringrihej pas ngjarjeve të vitit 1997 kur bashkë  me PD prekën fundin por tha se nuk e shikon si të mundshëm një rikthim të tij në zgjedhjet e vitit 2025 dhe e sheh deklaratën më shumë si një shqetësim për atë që po ndodh brenda PD.

Gjatë intervistës në “Raw Politics”, z. Nishani foli edhe për deklaratën e bërë pak kohë më parë se z. Basha ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të z. Berisha nga DASH.

Ai tha se në këtë përfundim ka arritur nisur nga fakti se vetëm tre ditë para se të bëhej publik një fakt i tillë, PD kishte caktuar datën e zgjedhjeve brenda partisë.

Gjithashtu, z. Nishani iu referua dhe një deklarate të z. Kadilli ku shprehej se ai dhe z. Basha e dinin një gjë të tillë që prej shkurtit 2019.

Etiketimet

Elon Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për...

Zjarr në një magazinë bujqësore në Korçë

Një magazinë me produkte bujqësore në Petrushë, Korçë ka marrë flakë. 2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 e Maliqit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për...

Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa në përgjigje të Koresë së Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje pasi një lëshim i dështuar i raketës gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara...

TË FUNDIT

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për abuzim në avionin privat

Angelina Jolie ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre në gjendje te dehur...

Raportet ruso-serbe do dobësohen pas fitores së Perëndimit e Ukrainës, thotë Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se raportet mes Serbisë dhe Rusisë, do dobësohen pasi Perëndimi është i bashkuar dhe Ukraina...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?