Mjedisi ishte në qendër të emisionit më të ri në Euronews Albania RinON.
Studentët Eridiola Biba dhe Diogjen Kolici ishin përballë zv.ministres së Turizimit, Ornela Çuçi dhe deputetes së PD Andia Ulliri, për të zbuluar cila është strategjia e mazhorancës dhe opozitës në mbrojtje të mjedisit.
Sipas zv.ministres, Shqipëria ka bërë punë të mirë në përafrimin e kuadrit ligjor me atë të BE sa i takon çështjes së menaxhimit të mbetjeve çka ka bërë që sot sipas saj, 70 për qind e popullsisë t’i çojë mbetjet në një pikë optimale sanitare.
“Më parë mbetjet shkonin në lumë me vendim të këshillave bashkiakë. Kështu e gjetëm Shqipërinë në 2013, me 130 vende depozitimeve buzë lumit dhe 40 pranë zonave të mbrojtura.
Kjo është bërë, ka ende probleme, pasi vijmë nga një kulturë mosmenaxhimi e gjatë. Tashmë dalim me një platformë për të mbyllur venddepozitimet historike duke bashkëpunuar me bashkitë”, tha ajo.
Deputetja e PD, Andia Ulliri tha se qeveria ka dështuar me strategjinë e menaxhimit të mbetjeve dhe personifikimi i kësaj situate sipas saj janë inceneratorët, një çështje e denoncuar nga PD. Ajo tha se PD nuk mendon që inceneratorët janë vendim i gabuar, por që nuk janë në zbatim për shkak të aferave korruptive.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në 10 vjet kemi humbur 32 për qind të pyjeve, thotë zv.ministrja e Mjedisit
- Bashkia Tiranë të mos japë aq shumë leje ndërtimi, thotë deputetja e PD-së
- Zv. ministrja e Mjedisit: Vjosa park kombëtar kaloi në KKT, shumë shpejt në qeveri
- Politikat e qeverisë për shmangien e përmbytjeve kanë dështuar, thotë deputetja Ulliri