Astrit Hado, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore foli përballë të rinjve në RinOn në lidhje me skemën e pensioneve në vend.
Ai sqaroi se pensioni është i merituar në bazë të sasisë së lekëve që dikush ka kontribuar gjatë viteve të punës, ku dikush merr 40% të pagës që ka marrë gjatë jetës profesionale.
Astrit Hado tha se nuk është e mundur që minimumi i pensionit të jetë aq sa është paga minimale, pasi gjysma e kontribuuesve është me pagë minimale dhe skema aktuale e pensioneve nuk ka kapacitete që t’i përballojë.
Kastriot Sulka, ish-zv.ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale tha se Partia Demokratike pati një vizion për rritjen e pensioneve dhe i rriti me 5%.
Z. Sulka foli edhe për pensionet e invaliditetit, ku tregoi se nga viti 2005 deri në vitin 2013, qeveria i rriti pensionet me rreth 5% çdo vit. Ndërsa qeveria Rama, tha z. Sulka, nuk ka vazhduar me të njëjtin trend, duke bërë që shuma e pensioneve të invalidëve të mbetet e ulët.
“Në vitet 2005-2018 pensioni për invalidët ka qenë 8000 mijë lekë dhe shkoi në 12000. Në 8 vjet, i bie rreth 5% në vit, ndërsa nga 2013 deri në 2020 kemi një rritje me vetëm me 18%”, u shpreh z. Sulka.
“Sikur të kishim mbajtur të njëjtin trend si PD-ja, sot do të ishin 183000 lekë, jo si aktualisht që janë shumë më pak se kaq”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: