Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, në emisionin RinOn hodhi akuza mbi ministrinë e Financave ose për paaftësi, ose se detyrohet të marrë vendime sipas urdhrave të kryeministrit.
Deputeti mori shkas nga një akt normativ për të rritur shpenzimet në disa fusha, që ka mbërritur te Komisioni i Ekonoimisë, me kërkesë nga Ministria e Financave.
“Komisioni i ekonomisë do të diskutojë kërkesën e Ministrisë së Financave për të rritur shpenzimet në disa fusha. Ministria e financave është ose e paaftë, ose e detyruar nga kryeministri”, u shpreh Agalliu.
“Unë njoh kryeministrin dhe nuk na ka detyruar”, tha Besart Kadia, zv. ministër i Financave.
Ndërsa për strategjinë e PD-së, Arbi Agalliu tha se ka në bazë taksën e sheshtë, e cila nuk do të thotë të paguajnë të gjithë njësoj.
“Përqindja është e njëjtë, por sasia ndryshon”, tha Agalliu.