Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku e cilësoi një turp të madh dhe papërgjegjshmëri të politikës mosregjistrimin e diasporës.
Në emisioni ‘Rinon’ në Euronews Albania, z. Çollaku theksoi se mosregjistrimi i gjysmës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve nuk është vetëm një alarm kombëtar, por një dëm që i bëjmë vetes.
Sipas tij, diaspora është një potencial i jashtëzakonshëm që mund të kontribuojë në zhvillimin e vendit më mirë se cilido investitor, ndaj është në interesin strategjik të Shqipërisë të kthejë vëmendjen drejt saj.
“Duhet të dalim nga kjo koshiencë për ta parë si emigracion. Flasim për diasporë të hershme, të konsoliduar, re, është interes strategjik i Shqipërisë të kthejë vëmendjen nga diaspora, nga investimet, bashkëqeverisjes me diasporën. Kemi një Shqipëri tjetër përtej kufjeve që duhet qeverisur. Është një forcë e jashtëzakonshme, vlejnë më shumë se gjithë investitorët”, tha Çollaku.
Po deri tani ku ishte ky zotnia qe bo moral, ma keto duhet te mos te flasin me se lan nam, si su vjen turp nga vetja