Qeveria ka ndërmarrë nismën Këshillimi Kombëtar, ku përmes një pyetësori synohet të merret mendimi i qytetarëve për disa çështje të rëndësishme.
Odeta Barbullushi, këshilltare e Ramës, thotë se kjo është bërë për të matur perceptimin e qytetarëve.
“Është konsultim i gjerë me qytetarët për çështjet kyçe”, u shpreh ajo në emisionin RinOn.
Por opozita nuk ka të njëjtin mëndin për këtë nismë.
Gentian Gaba nga PD thotë se Këshillimi Kombëtar është propagandë e qeverisë.
“Si Open Balkan, si Këshillimi kombëtar janë projekte propagandistike për të ardhmen”, tha Gaba.