Kuvend të Lulzim Bashës nuk ka, për sa kohë Kuvendi i një jave më parë tregoi se Berisha kishte pjesën më të madhe të delegatëve.
Kështu u shpreh në emisionin “Shock” analisti Andi Bushati për Kuvendin e PD-së të thirrur nga Lulzim Basha ditën e shtunë, më 18 dhjetor.
“Lëvizja e Foltores ka shumicën”, tha Bushati.
Mirëpo analisti këtu shtroi një problem, a do ta pranojë publiku referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës pas vendimeve të 11 dhjetorit?
“Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit për të marrë më shumë legjitimitet, kërkoi edhe referendumin. Këtu kam një dilemë, a bëhet dot një referendum për 4 ditë?”, tha Andi Bushati.
Sipas Bushatit koha për të investiguar referendumin mund të mos ketë qenë e mjaftueshme.