Analisti Baton Haxhiu thotë se “shteti nuk ka treguar se është i gatshëm për të ruajtur integritetin e qytetarit të vet”.
Haxhiu thekson se “duhet të ndërtohet diçka që krijon besueshmëri tek qytetari është e domosdoshme”.
Për Andi Bushatin publikimin e databazës nuk e ka bërë “Ilir Meta apo Sali Berisha, por PS”.
“Emigrantë që kanë me vite që nuk kanë ardhur në Shqipëri, kur u është dashur që në e-Albania të aplikojnë për pasaportë kanë parë të dhënat e tyre në listën e “Patronazhistëve””, deklaroi ai.
Analisti thotë se mbështet idenë që të dhënat të administrohen nga një kompani publike pasi privatizimi i saj nuk zgjidh problemin.
“Ajo që ka ndodhur nuk është aksident i një shteti të dobët, është një pushtet që grabit shtetin e tij. Këtë e zgjidhin shqiptarët duke u kërkuar llogari pushtetarëve që të mos i trajtojnë si mish për top”, tha ai.
Bushati shtoi se këto të dhëna “janë vjedhur në periudhën janar-prill për të vjedhur votat”, kur për Haxhiun duket qartë se pas ka një qëllim.