Andi Bushati: Shqipëria s’ndahet dot nga RMV-ja në rrugën drejt BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Andi Bushati thotë se tashmë është fakt që konflikti Sofje-Shkup do ta pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, Tirana ndodhet në një situatë ku ‘do të vuajë fatin’ e keq nga vetoja e Bullgarisë.

Nga ana tjetër, Bushati e konsideroi ‘spektakël’ pretendimin e kryeministrit Rama për të ndarë Shqipërinë nga RMV.

“Ka një sërë burimesh diplomatike në Bruksel dhe në kryeqytete qendrore të Evropës që thonë se Maqedonia i ka përmbush detyrimet para jush”, tha analisti.

Bushati tha se ne (Shqipëria) që kemi mbajtur peng për një kohë të gjatë Shkupin nuk mund të lirohemi tani nga pesha mbi supe.

“Kjo është logjika e vendeve kryesore të BE-së”, tha analisti Bushati.

Sipas Bushatit, ne nuk duhet t’i vëmë fajin BE-së, por duhet t’i kërkojmë përgjegjësi qeverisë.

Bushati shtoi se BE nga ana tjetër ka avantazhuar vende si Mali i Zi dhe Serbia që kanë probleme, por nuk është arsye për të mos parë problemet tona.

“Evropa ka shumë pengesa burokratike, por edhe ne nuk kemi qenë në lartësinë e detyrës”, tha ai.

1 COMMENT

  1. Krijusi i gjithsis i ka t’gjitha tpa shterrshme nuk mvarët prej neshë,tufani i radhës ashtë afër,por kiameti ashtë largë,ska nevoj për panikë,si ti paguajmë borqet mes veti të gjithë bahemi melaqe,sa ma shpejtë aqë ma mir për ne,krejt po mvarët nga ne, jeta po vazhdon në periodat e ardhshme

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?