Aktivisti Migen Qiraxhi tregoi për “SOT” në Euronews Albania se në Shqipëri të rinjtë e kanë të vështirë të gjejnë të mirën e vetes, pra të jenë profesionistë të denjë.
“Edhe nëse sot ti e gjen një vend pune për shkak të një konteksti jashtëzakonisht të polarizuar, gjen aty emisar me testera që ta shkatërrojnë karrierën dhe të rinjtë sot po mundohen të ikin edhe për shkak të këtij konteksti,” – u shpreh Qiraxhi.
Kuotat për infermierinë janë katërfishuar nëpër universitete, sipas aktivistit, sepse ata tërhiqen nga tregu i jashtëm i punës.
Qiraxhi tha se rreth 1 340 infermierë dalin çdo vit dhe është e pamundur të punësohen në Shqipëri sepse nuk i kemi aq kapacitete shëndetësore.
“Vetëm 14 për qind qëndrojnë në Shqipëri,” – tha aktivisti.
“1 319 të rinj mbarojnë studimet dhe tentojnë të largohen,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: