Ekonomisti Pano Soko e konsideron tatimin e punonjësve një sulm ndaj individit e jo ndaj kompanive.
Ai personalisht tha se nëse do fliste për probleme që prekin vetë atë, do ishte vetëm çmimi i ujit, por sidoqoftë nuk mund të mos e konsideronte këtë një sulm ndaj individëve të tjerë që preken.
Ndërkohë, sa i takon bizneseve, Soko theksoi se në një kohë kur kanë nevojë për mbështetje, nuk mund t’i kërkohet llogari.
“Unë e di që është shumë komode të jesh kryeministër dhe t’u kërkosh llogari të tjerëve. Problemi është çfarë po bën ti për të tjerët sepse nuk punojnë të tjerët për ty, punon ti për të tjerët,” – tha ekonomisti.
Sipas tij në Shqipëri informaliteti bëhet me leje nga instancat.
LEXONI GJITHASHTU: